Bisedimet Greqi-Turqi dhe roli i Ramës/ Si e pasqyron situatën shtypi grek

12/01/2021 14:51

Shtypi grek sot ka referime të shumta sa i përket një prej lajmeve kryesore ,atë të rinisjes së bisedimeve teknike mes Greqisë dhe Turqisë pas 5 vitesh, duke theksuar edhe rolin  që ka luajtur në qasjen e politikanëve dhe diplomatëve të dy vendeve,  kryeministri shqiptar.

Sipas gazetës “To Vima” që u referohet deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglou vihet në dukje përpjekja e  Ramës për një takim në Tirane të dy krerëve të diplomacisë së Greqisë e Turqisë, pas vizitës së tij në fillim në Ankara dhe një takimi disa orësh në Athinë.

Iniciativa mbështëse edhe nga opozita që gjithsesi  ka kërkuar hollësi për sa i përket përmbajtjes së  bisedimeve  midis  Mitsotakis dhe Rama duke kërkuar edhe shpjegime sa i takon vendit ku propozohet me pas takimi Dhendias – Cavusoglou.

“”Cili është pozicioni i qeverisë në lidhje me një takim të tillë dhe pse duhet të zhvillohet në Tiranë në vend që të kryhet për shembull, në Bruksel?” thuhet në deklaratën e partisë opozitare SYRIZA.

Edhe gazeta “Ta nea” në të njëjtën gjatësi vale i referohet rolit që kryeministri shqiptar ka ndërmarrë në këtë nismë. Portali “Newspost” flet gjithashtu se ishte këmbëngulja diplomatike e Edi Ramës si hapi i parë për qasjen mes dy vendeve që u pasua dhe nga dy deklaratat e ministrave të Jashëem Dhendias dhe Cavusoglu.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve një deklaratë e ministrit të Jashtëm grek sqaron se ende nuk është rënë dakord për një takim mes tyre në një periudhë të afërt, por mbetet e hapur mundësia  e një takimi me të krijohen kushtet.

Gjithashtu në portale të tjera theksohet se burime diplomatike turke, shqiptare dhe bullgare konfirmojnë  iniciativën diplomatike të nivelit të lartë që ndërmori  kryeministri shqiptar Edi Rama për afrimin e Greqisë dhe Turqisë.

Bisedimet teknike mes dy vende kanë filluar në vitin 2002 dhe janë zhvilluar 60 herë. U ndërprenë në vitin 2016 për shkak të tentativës për grusht shteti në Turqi dhe pasoi periudha më e gjatë dhe e tensionuar mes dy fqinjëve.

Por Greqia ende këmbëngul që në këto bisedime të shkojë vetëm me temën e përcaktimit të kufijve të saj detare dhe ZEE ,ndërsa siç theksoi përsëri Cavusoglu, Turqia kërkon dialog pa kushte për të gjitha çështjet.

Athina ka bërë me dije se në krye të grupit teknik që do të marrë pjesë në takimin e parë të ciklit të 61 të bisedimeve teknike në 25 janar në Stamboll është përsëri  Pavlos Apostolidis që përfaqëson Greqinë prej vitit  2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA