Berat – Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.
Një 27-vjeçar u arrestua pas kontrollit dhe iu gjet një armë e ftohtë (shkop metalik). Sipas forcave blu, edhe një 23-vjeçar u arrestua pasi po lëvizte me motoçikletë, por nuk kishte drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. B., 27 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet një armë e ftohtë (shkop metalik).
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 23 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel