77 vjetori i Fatos Kongolit/ Mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

12/01/2021 19:58

Kur filloi pandemia një ndër takimet e mia të para me shkrimtarët ka qenë me Fatos Kongolin. Ishte i frikësuar, e kishte marrë malli të pinte kafen e përditshme dhe të bënte shëtitjet e tij po të përditshme gjatë periudhës së karantinës.

Sot feston 77 vjetorin. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i dha mirënjohje. Për asnjë moment nuk hoqi dorezat dhe maskën. Por theksoi që letërsia mund të jetë shpëtim edhe nga luftëra të tilla.

Fatos Kongoli: Pasi kalon, ngjitesh sipër dhe troket tek Shën Pjetri, të mbyllet dera e kthehesh mbrapsht, atëherë kupton se çfarë është mirënjohja.

Besnik Mustafaj: Ne jemi me Fatosin e ri këtu Me Fatosin plot me energji, plot me imagjinatë, plot me ambicie dhe prandaj ditëlindjen tjetër, ose kur të bëjë 90 vjeç do t’ia bëjmë një festë gjigante.

-Çfarë mendon në mëngjes kur zgjohesh?

“Falenderoj Zotin që më jep dhe një ditë të re”.

Fatos Kongoli është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar të pas viteve ’90, i cili me romanet e tij përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern.

Romanet e tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, sllovakisht, japonisht dhe gjuhë të tjera.

Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” dhe  “Penda e Artë” (2004).

Top Channel