Në Itali ka mbërritur vaksina e Modern-as. Furgoni me 47 mijë dozat e para nga Belgjika është parkuar në Romë.
Stoku do të dërgohet në ‘Istituto Superiore di Sanità (Iss)’ në Romë, për t’u shpërndarë më pas në 4-5 Rajone të identifikuara nga komisioneri i emergjencave Domenico Arcuri.
Vaksina Moderna është e dyta e aprovuar nga autoritetet evropiane dhe italiane të ilaçeve. Vaksina antiCovid e prodhuar nga kompania Moderne e bioteknologjisë pritet të mbrojë kundër koronavirusit për të paktën një vit.
“Pritja jonë është që vaksinimi të zgjasë të paktën një vit,” tha Tal Zaks, drejtor mjekësor i Moderna, në konferencën e 39-të vjetore të shëndetit të JP Morgan.
“Kompania – vazhdoi ai – tani do të duhet të kontrollojë nëse është e mundur të zgjatet mbrojtja duke shtuar një dozë të tretë”. Aktualisht, vaksina bëhet në dy doza me një muaj ndarje.
Top Channel