​Vërshimet në Vushtrri, Tahiri: Do të kërkojmë kompensim të dëmeve

12/01/2021 19:13

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Sitnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër këtij lumi.

Kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuuar banorët dhe se po bëhet përpjekje maksimale për t’iu dalë në ndihmë.

Për më tepër, ai ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve, teksa ka shtuar se shkolla fillore ‘Naim Frashëri’ në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

Top Channel