“Ata që mendojnë se mund të rrëzojnë kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, duhet ta dinë se nuk do të fitojnë kurrë”, thotë Arnold Schëarcenegger, ish-guvernatori republikan i Kalifornisë, aktor dhe bodybuilder.

Në një video të postuar në Twitter. Swchearzenegger dënoi presidentin amerikan Donald Trump, duke e quajtur presidentin më të keq në histori dhe kritikoi edhe mbështetësit e tij në partinë republikane. Ai madje krahasoi sulmin mbi ndërtesën e kongresit nga mbështetësit e Trump, me “Kristallnacht”, apo “natën e xhamave të thyer”, në vendlindjen e tij austri.

E mërkura ishte dita e xhamave të thyer këtu në SHBA. Xhamat e thyer ishin ato të kongresit. Ata nuk thyen vetëm dyert e ndërtesës së demokracisë amerikane. Ata goditën parimet mbi të cilat ky vend është themeluar.

Besoj se të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm për pasojat e egoizmit dhe cinizmit”, vijon Swchearcenegger

Presidenti Trump tentoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të ndershme. Ai tentoi një grusht shteti duke keqorientuar njerëzit me gënjeshtra. Ashtu sic ndodhi dikur në Austri. Presidenti Trump është një lider i dështuar. Gjëja e mirë është që shumë shpejt do të jetë i parëndësishëm, ashtu si një postim i vjetër në Twitter”.

Në përfundim, aktori kujton një shprehje të presidentit të 26-të Amerikës, Teodor Rusvelt: “Patriotizmi do të thotë të ngrihesh për vendin. Nuk do të thotë të ngrihesh për presidentin. “Pavarësisht bindjeve politike le ti urojmë presidentit të zgjedhur sukses. Nëse ai ka sukses, vendi ynë ka sukses. Le ta mbështesim atë në përpjekjen për të bashkuar vendin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA