S’janë as mësuesit as policët, Manastirliu zbulon në Open cila është kategoria e dytë që do të vaksinohet pas stafit mjekësor

11/01/2021 22:11

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se nuk mund të bëhet publike se cili është shteti që na i ka dhuruar vaksinat antiCovid-19.

Ministrja tha sot në “Open” në Top Channel se ne kemi kapacitet për të ruajtur 250 mijë vaksina në temperaturë -70 gradë Celsius dhe se javën e tretë të janarit do të kemi 5000 doza të tjera, në fund të muajit 10 mijë dhe në shkurt mbi 30 mijë.

Më tej Manastirliu sqaroi se Shqipërisë i duhen 1.2 milionë doza, pra për 600 mijë persona.

Vasili: Pse nuk e keni bërë publike nga erdhën vaksinat?

Manastirliu: Absolutisht ne kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti që kemi bërë me vendin mik të BE që na i ka dhuruar vaksinat e para dhe Rama e shpjegoi qartë në konferencë arsyen pse nuk është bërë i ditur emri i vendit mik. Vaksinat janë të vendosura në frigoriferët -70 gradë në ISHP. Ekziston gjithashtu dhe depo e barnave në QSUT.

Vasili: Sa doza mund të mbajmë ne në këtë temperatutë të ftohtë?

Manastirliu: Me kapacitetet aktuale, në -70 gradë ne jemi në gjendje të kemi një kapacitet deri në 250 mijë doza, jemi duke punuar më shumë për të rritur këtë kapacitet. Ne jemi vend që kemi ecur shpejt me marrëveshjen me Pfizer. Ka ende shtete europiane që nuk i kanë arritur marrëveshjet për vaksinat.

Vasili: Si po ecën marrëveshja me Pfizer?

Manastirliu: Ne jemi duke punuar me të gjitha kompanitë për vaksinat, nuk kemi përjashtuar asnjë vaksinë. Marrëveshja e parë është bërë me Pfizer. Javën e tretë të këtij muaji do marrim 5000 mijë doza dhe mbi 10 mijë doza në fund të muajit. Më pas në shkurt do marrim 30.250 doza dhe më pas më shumë sipas kalendarit. 500 mijë në total. Për Covax-in ka shpresë, është duke negociuar për Pfizer dhe Astra/Zeneca dhe shumë shpejt do të kemi dhe një lajm.

Vasili: Pas mjekëve dhe infermierëve kush është kategoria e dytë që do të vaksinohet, policët, mësuesit apo personat mbi 75 vjeç?

Manastirliu: Kategoria e dytë do të jenë personat mbi 75 vjeç. Do të ketë një kombinim vaksinimi. Do të jetë moshat mbi 75 vjeç, sidomos ata që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve. Në të gjithë botën mbetet problematikë përhapja e virusit në shtëpitë e të moshuarve. Moshat nën 16 vjeç nuk do e bëjnë vaksinën.

Fasha e parë e vaksinimit që i duhet Shqipërisë është 20% e popullatës, pra 600.000 persona, ose 1.2 milionë doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA