Shefja e Infektivit, Najada Çomo

Shefja e Infektivit, Najada Çomo është e para që bëri vaksinën Pfizer kundër COVID-19  ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Vaksinimi u krye në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu,  mjekëve dhe infermierëve të dy spitaleve COVID në kryeqytet.

Vendi ynë më në fund siguroi vaksinat anticovid nga një vend mik i BE-së për të luftuar  virusin e padukshëm që mori aq shumë jetë.

Sot do të vaksinohen 50 mjekë dhe infermierë, të cilët janë në radhë të parë në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA