Rama batuta pas vaksinimit: Radhën e ka Saliu, kur të hyjmë tek faza e moshave te thyera

11/01/2021 15:42

Pas marrjes së vaksinës anticovid, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat.

Në një prononcim për mediat, kryeministri është pyetur lidhur me vaksinimin apo jo të liderit të opozitës Lulzim Basha.

Ndërsa Rama është përgjigjur duke thënë se radhën si rast risku për shkak të moshës e ka ish kryeministri Sali Berisha.

“Radhën për vaksinimin e ka Saliu, kur të hyjmë tek faza për moshat e thyera.” tha Rama

“Pfizer mund të fillojë në spitalin covid të Prishtinës tek infektivi. Doza që mund ti japim Kosovës, janë simbolike por në këtë rast nuk duhet të mendojmë si BE por të mendojmë edhe për të tjerët. Kosova dhe Shqipëria janë një edhe në gëzim edhe në hall. Këtë hall edhe pse nuk ua zgjidhim dot do tua qajmë”ka thënë kryeministri ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA