PS nis zgjedhjen e deputetëve/ Në fazën e dytë kanë kaluar 58, nga 1600 aplikantë

11/01/2021 12:59

Socialistët kanë kaluar në fazën e dytë të zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Nga 1600 aplikantë, në garë pas fazës së dytë janë 58

Partia Socialiste hedh një hap tjetër në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet proces për të cilin aplikuan 1600 persona.

“Në fazën e dytë kanë kaluar 58 persona, të cilët do të trajnohen”, tha Rama.

Kofident për fitimin e një madanti të tretë, kryesocialisti Edi Rama bëri këtë premtim për të rinjtë.

“Në mandatin e tretë do tu japim më shumë të rinjve përgjegjësi”, theksoi ai.

Të 58 të përzgjedhurit për fazën e dytë janë përfshirë në një trajnim nga fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung“ prej të cilëve do të kalojnë në fazën finale 20. Taulant Balla sekretar I përgjithshëm i PS, duke komentuar këtë proces tha se “Parlamenti është themeli i një demokracie dhe  përzgjedhja e përfaqësuesve më të denjë është detyrimi ynë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA