Përplasi për vdekje punonjësen e portit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin për 39 vjeçarin
11/01/2021 15:42
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg shoferin 39 vjeçar nga Malisheva.
Seanca për vlerësimin e masës së sigurimit personal u zhvillua sot nga gjyqtari Petraq Curri. Artineda Haskasa 25 vjeçe nga Durrësi u aksidentua për vdekje, pasditen e së enjtes së kaluar, nga një trajler i Kosovës që po hynte në terminalin e kontenierëve në portin detar të Durrësit.
Viktima që nga viti i kaluar punonte pranë Forcave të Sigurisë Portuale të Durrësit.
Artenida Haskasa punonte prej rreth 10 muajsh në pozicionin e oficeres së sigurisë në portin e Durrësit.
Top Channel