Foto ilustruese

Një person me probleme të shëndetit mendor është mbytur pak minuta më parë në Lumin Kir, në zonën e Postribës.

Sipas informacioneve 47-vjeçari që mbrëmë mësohet se ishte larguar nga shtëpia.  Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit Shkodër.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme. Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA