Moti i keq, shpallet gjendje e emergjencës civile në Vushtrri

11/01/2021 16:49

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se për shkak të rreziqeve që paraqet vërshimi nga Lumi Silnica është shpallur gjendja e emergjencës civile në Vushtrri.

Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë.

Kështu, është urdhëruar rritje e gatishmërisë maksimale e të gjithë ekipeve emergjente komunale dhe pikat kritike priten të jenë vendbanimet përgjatë Lumit “Silnica”, qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci.

Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim. Janë mobiliziar ekipet në QKMF, Zjarrëfikësit dhe Policia”, shkruan më tej kryetari i Komunës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi!

Për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica, kam marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri!

Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në Qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë.

Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale.

Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci.

Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilluar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve.
Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim.

Janë mobiliziar ekipet në QKMF, Zjarrëfikësit dhe Policia.

Kërkojmë bashkëpunim e mirëkuptim të qytetarëve në këtë situatë të emergjencës natyrore.

Ju lutemi me kujdes maksimal dhe pa panikë.

Xhafer Tahiri- Kryetar i Komunes se Vushtrise

Top Channel