Manastirliu në ‘Open’: Ja sa persona do të vaksinohen fillimisht…synojmë ‘mbulimin’ e të gjithë popullsisë

11/01/2021 21:33

Ministrja Ogerta Manastirliu duke folur në emisionin Open në Top Channel ka thënë se fillimisht do të nis vaksinimi për mbulimin e 20% të popullsisë.

Sipas saj janë 568 mijë persona që do të vaksinohen apo 1.2 milion vaksina.

Më tej ajo ka shtuar se do të përpiqen që të vaksinohet e gjithë popullata nga 16 vjeç e lartë.

”Do jenë mjekët. Do jenë ata mbi 75 vjeç dhe do të jetë vaksinim i kombinuar. Ka persona që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe ata do jenë të parët. Për të ulur riskun. Në ët gjithë botën ka qenë problematikë përhapja e virusit në azile.”

“Po i përdorim dhe do i përdorim për kategoritë e riskuara. Sigurisht që ka disa elementë për të sqaruar. Zgjerimi i fushatës. Për të frenuar përhapjen e virusit është qëllimi i parë. Do të kalojmë në fazën e sulmit. Ne kemi një armatë shumë të mirë dhe i kanë dhënë provat. Kemi një instrument të fuqishëm. Do të vijojmë dhe të kemi kanale të tjera për doza të tjera. Vaksina e Pfizer është e mbyllur por presim Covx që kemi paguar 4 milionë dollar. Dhe në muajn shkurt mund të ketë vaksinat e para. Kemi siguruar 500 mijë. Dhe kemi nevojë synimi është të kemi mbulesë të gjerë dhe të mbulojmë të gjithë popullatën. Ka vaksina me target të ndryshëm se Pfizer nuk e lejon nën 16 vjeç. Nga ana tjetër është se ne kemi negociata me vende të BE për blerje dozash të vaksinave. Ajo që ndodhi sot me ardhjen e vaksinave të para dhe me kontratën e Pfizer apo me vaksinat që do vijnë.”

“Ne kemi një kalkulim dhe sigurisht të ecin në mbulim të popullatë nga mbi 16 vjeç. Patjetër do të vijë sipas kalendarit. Ekzakt po ju them që këtë po e vlerësojnë ekspertët. 20% të popullatës 1.2 milion doza vaksina.”

“Po ju them se masa e fillimit të vaksinës është 568 mijë qytetarë apo 1.2 milion dhe më pas shtrihet në të gjithë popullatën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA