Një kambist në Korçë u grabit mëngjesin e sotëm para banesës së tij në lagjen nr. 1 të qytetit.
Shefqet Muca u sulmua nga tre persona të armatosur, të cilët munden t’i marrin çantën brenda së cilës kishte 100 mln lekë të vjetra ndërsa u konfrontua fizikisht me grabitësit duke munduar të ndalojë njërin prej tyre.
Sipas të dhënave në përballjen fizike u përfshinë dhe bashkëshortja dhe djali i kambistit. Përleshja me grushta ka bërë që Muca dhe familja e tij të marrin dëmtime e së bashku me ta edhe njëri prej grabitësve i cili u arrestua nga policia dhe u identifikua si Agim Çaçi, 41-vjeç nga Durrësi.
Fqinjët e kambistit kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë dalë jashtë ndërsa tregojnë se kanë parë Shefqetin që kishte shtrirë përtokë pikërisht personin që u arrestua nga policia.
Pak javë më parë një tjetër kambist në Korçë ra pre e grabitësve të cilët përsëri e sulmuan teksa po dilte nga shtëpia ndërsa sipas dëshmive të familjarëve Shefqet Muca sulmohet për herë të 4 me qëllim grabitjen.
Top Channel