Kërkimi ilegal i mineraleve në Brazil jo vetëm që shkatërron mjedisin por kërcënon ekzistencën e popullsive të fundit te medha indigjene, prej përhapjes së koronavirusit.
Të izoluar në zemrën e pyjeve të Amazon, Dario Kopenawa Yanomami dhe babai i tij punojnë si shaman-ë (shërues të shpirtrave të pyllit), për të dobësuar ‘xawara’, fjala me të cilën popullsia indigjene Yanomami përshkruan epidemitë që sjellin personat e huaj.
Si djali më i madh i udhëheqësit Yanomami, Dario është i përfshirë në këtë luftë për mbrojtjen e komunitetit nga koronavirusi i ri që është sjellë në zonë nga njerëzit jo-indigjenë.
“Ne, njerëzit Yanomami të pyllit, nuk jemi përgjegjës për shfaqjen e sëmundjeve të reja,” thotë ai. “Ne jetojmë me natyrën, e njohim sistemin e pyllit dhe mënyrën sesi funksionon mjedisi. Ne e dimë që nuk duhet të krijojmë probleme për mjedisin, e dimë për balancën mes jetës Yanomami dhe Tokës Mëmë.”
Duke pranuar kërcënimin ndaj popullatave indigjene, një gjykatë federale braziliane ka urdhëruar administratën e presidentit Jair Bolsonaro të largojë rreth 20,000 kërkues ilegalë floriri nga territori.
Por megjithatë kërkuesit ilegalë mbeten aty. Mauricio Ye’këana, drejtor i shoqatës Hutukara Yanomami tha: “Megjithë njohjen gjyqësore, nuk ka ende një zgjidhje për të ndaluar përkeqësimin e situatës.”
Ai ka folur në një sesion të OKB për të drejtat e njeriut, duke paralajmëruar rritjen e shkatërrimit dhe kontaminimin e mjedisit.
“Ka transmetim komunitar të virusit në zonat Yanomami që janë prekur më shumë nga kërkuesit ilegalë të floririt”, tha ai.
Për Darion, babanë e tij, shamanët dhe ‘frymën e pyllit’, lufta vazhdon. “Ne duam të jetojmë,” thotë Dario. “Njerëzit tanë vazhdojnë të ekzistojnë dhe toka jonë duhet të spastrohet nga kërkuesit e mineralit. Për këtë kemi nevojë nga populli brazilian dhe e gjithë bota”.
Top Channel