Barcelona vijon me rezultatet pozitive në këtë fillim të vitit 2021. Skuadra katalanase shkatërroi Granadën në fushën e kësaj të fundit 4-0 dhe për herë të parë e çon në 3 numrin e fitoreve radhazi në La Liga këtë sezon dhe të 4 radhazi në transfertë ndërkohë që shkon në kuotën e 34 pikëve.
Ishte Granada ajo që e nisi më mirë ndeshjen por golin e gjeti Barcelona me Antoine Griezmann. Pas kësaj, Barcelona filloi të marrë kontrollin e sfidës dhe në minutën e 35 gjeti edhe golin e dytë me Lionel Messi.
Pas vetëm 7 minutash argjentinasi gjeti edhe golin e dytë me një goditjë dënimi duke i dhënë fund thatësirës së golave të tillë dhe duke e çuar rezultatin në 3-0. Llogaritë e ndeshjes i mbylli ai që i hapi ato, Antoine Griezmann që shënoi golin e katërt për Barcelonën dhe Ronald Koeman fitoi luksin që të zëvendësojë Messin me Martin Braithwaite.
Dita e errët për Granadën u mbyll me ndëshkimin me karton të kuq të Vallejos për t’ia lehtësuar akoma më shumë gjërat Barcelonës. Në ndeshjen tjetër të La Ligës, Sevilla arriti të fitojë ndaj Real Sociedad me rezultatin 3-2 me andaluzianët që shkojnë në 30 pikë.
Top Channel