Lori Kaçka ishte e ftuar në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca.
Si një beqare prej vitesh, të paktën në syrin e publikut, u vendos përballë “beqarit të përbetuar” Redon Makashit në një loje ku duhet të përzgjidhnin një nga personazhet e famshëm shqiptarë si “dashurinë” e jetës së tyre.
Artistes ju paraqitën katër dyshe personazhesh me nga një pyetje ku ajo duhet të zgjidhte vetëm njërin prej tyre. Në pyetjen “ Do të martohesha me….” ata duhet të përzgjidhnin një nga katër emrat që zgjodhën në pyetjet paraardhëse. Një nga katër personazhet e përzgjedhur të Lorit ishte pikërisht këngëtari Robert Berisha.
Kaçka na tregoi se në këtë lojë personazhin e famshëm të cilin do të zgjidhte si bashkëshortin e saj do të ishte sërish Roberti, por ajo u shpreh se ai nuk është për familje edhe pse e ka mik të mirë.
“Robertin! Nuk është shumë për familje. E kam mik shumë të mirë dhe përshëndes shumë, por e thashë meqenëse është lojë, zgjedh Robertin!”, u shpreh Lori.
Kjo përgjigje e saj shkaktoi mjaft të qeshura në skenë e nga salla e u kalua kështu me sportivitet nga ajo dhe të ftuarit e tjerë.
Top Channel