PSG fiton me rezultat bindës ndaj Brestit – i qëndron afër Lyonit në kreun e tabelës

09/01/2021 22:57

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore bindëse 3-0 në shtëpi ndaj Brestit në kuadër të javës së 19-të në Ligue 1.

Pas vetëm 16-të minutash lojë, Moise Kean kaloi parisienët në epërsi, duke bërë që bashklëojtarët e tij të liroheshin nga presioni kundërshtar.

Brest më pas rrezikoi me anë të Romain Faivre (42′), por Keylor Navas priti për mrekulli gjuajtjen e lirë të kundërshtarëve.

Kylian Mbappe më pas rrezikoi portën e Brest në një solo aksion, por që goditja e tij në fund doli të ishte e pasaktë.

Në pjesën e dytë, PSG kërkonte ta siguronte fitoren dhe ia doli mbanë.

Mbappe arriti që në minutën e 81-të të asistonte për mrekulli te Mauro Icardi, që shënoi me lehtësi në portën kundërshtare.

Parisienët nuk u ndalën me kaq dhe e shënuan edhe të tretin me anë të Palo Sarabias (83′), me Icardin që ishte në rolin e asistuesit.
Pas javës së 19-të, PSG është në vendin e dtyë me 39 pikë, aq sa ka edhe Lille, derisa kanë dy më pak se lideri Lyoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA