
Emigrimi i mjekëve… në dekadën e fundit nga vendi janë larguar 2500 mjekë: Humbje e kapitalit human në vend
04/03 12:29
Sapo nis shiu, banorët e lagjes Erzeni në qytetin e Shijakut shqetësohen se cili do të jetë fati i tyre pasi banesat ju përmbyten nga prurjet e lumit Erzen.
“Bobo sa fillon shiu na zë frika.
Duam dhe ne të jetojmë si njerëz. Çdo vit ky fenomen”.
Uji nuk vërshon vetëm në oborre por edhe brenda banesave e siç mund ta shikoni dhomat janë nën pushtetin e ujit.
“Nuk kam fjetur natën nga meraku. Sidomos tani që jam vetëm pa bashkëshortin jam shumë e frikësuar se nuk pushojnë reshjet edhe përmbytjet”.
Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana u shpreh për Top Channel se është krijuar shtabi i emergjencave për ndërhyrje që të kenë situatën në kontroll, edhe pse sipas banorëve nuk kanë pasur asnjë mbështetje .
Top Channel