Pas episodit të parë, që shënoi një audiencë shumë të lartë, sot në ekranin e Top Channel rikthehet “Më thuaj një dëshirë”.

Në fokus do të jenë sërish fëmijët, që përmes dëshirave të tyre do të kërkojnë të surprizojnë më të dashurit e zemrës.

Tre histori të ndryshme, që do të tregojnë se fëmijët shqetësohen dhe reflektojnë më tepër se sa të rriturit e imagjinojnë.

Një takim i veçantë me mësuesen që ka humbur 6 fëmijë, por që është ngritur mbi dhimbjen falë ish-nxënësve të saj.

Festë në Njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Tiranë. Një vajzë do të falenderojë publikisht nënën dhe koleget e saj epidemiologe, që qysh prej muajit mars të vitit të shkuar mungojnë në shtëpi, për shkak të punës me orar të zgjatur.

Xhesi, 13 vjeçe, dëshiron që t’i gjejë një nuse xhaxhait të saj.

Situata të pazakonta, lot dhe gëzim…

“Më thuaj një dëshirë”, nën moderimin e Fjoralba Ponarit, edhe në episodin e sotëm premton emocione të forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA