Më e dashura nga mbretëroret/ Kate Middleton, feston 39 vjetorin në izolim!

09/01/2021 14:48

Në Britaninë e Madhe, ajo përcakton më së shumti zgjedhjet e modës së anglezëve. Është një nga anëtarët më të dashur të familjes mbretërore dhe pandemia, ka bërë që pëlqimi për të të rritet akoma më shumë.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është më ndikuesja në rrjetet sociale dhe cdo imazh i saj vlerësohet, si gjithnjë. Ajo po feston ditëlindjen e 39 por nuk ndodhet në Londër. Me izolimin e tretë anglez, familja e princit Uilliam, ka vendosur të qëndrojë në Norfolk dhe ditëlindja e Kejtit do të festohet në një rreth të ngushtë.  Ka nga ata që vënë bast se tortën e ditëlindjes do ta ketë bërë me duart e saj.

E qeshur dhe elegante, dukesha e Kembrixhit ia del mbanë mirë si në eventet zyrtare, ashtu edhe në rolin e shtëpiakes. E dhënë pas kopshtarisë, duket se është e zonja edhe në kuzhinë dhe për 39 vjetorin e saj, mund të mahnisë të gjithë me një ëmbëlsirë mbretërore…

Top Channel