Dy hajdutë shumë fatkeqë u arrestuan në Britaninë e Madhe pasi aksidentalisht telefonuan policinë ndërsa ishin në ‘aksion’ e sipër.
Një oficer në Anglinë qendrore i quajti ata hajdutët më pa fat në botë dhe i lidhi me ‘homologët’ e tyre fatkeqë në filmin “i vetëm në shtëpi”.
Ai tha se njëri nga dy hajdutët, ishte ulur gabimisht mbi telefonin e tij, dhe ky i fundit kishte telefonuar 999, numrin e emergjencave në Britani, duke i mundësuar policëve të dëgjonin krimin në progres dhe duke dëgjuar madje edhe momentin kur kolegët e tyre mbërritën për të arrestuar grabitësit.
“Unë mendoj se sapo kemi arrestuar hajdutët më fatkeqë në botë”, shkruajti kryeinspektori John Owen, në twitter. “Ndërsa kryenin grabitjen, njëri prej tyre u ul aksidentalisht mbi telefonin dhe i telefonoi pa dashur 999”. Në 2016, dy grabitës po kaq fatkeqë, u arrestuan në një McDonald’s në Francë ku donin të kryenin një vjedhje por u ndodhën përballë 11 pjesëtarëve të armatosur të një force paraushtarake elitë, që ishin duke ngrënë atje.
Top Channel