Shpërndarja e lejeve te legalizimit është një ndër aktivitetet e ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve dhe kallëzimi i parë publik për të cilin do zhvillohet një seancë dëgjimore ditën e hënë.

Pamjet e  shpërndara nga vete deputetit socialist Bujar Çela në rrjetet sociale duke shpërndare certifikata legalizimi  kanë   vënë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka nisur tashmë procedimin administrative pas denoncimit publik edhe ne mbledhjen e fundvitit.

Kryekomisoneri Shtetëror Zgjedhjeve për rastin ne fjalë ka thirrur një seancë dëgjimore me kreun e kadastrës Lushnje Arben Qalliu për dhënë sqarime sepse një deputet i Kuvendit  shpërndan dokumente për të cilat nuk ka tagër.

Vendimi  për të ndaluar aktivitetet publike  duket se nuk ka kënaqur asnjërën palë.  Partia Demokratike kallëzoi  në SPAK  kryeministrin Edi Rama dhe 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë socialist për shpërdorim detyre dhe  përdorim të funksionit  publik për veprimtari politike  dhe zgjedhore. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i pari i cili replikoi me demokratët.

Vendimi i  marrë me dakortësi për të bllokuar qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve  e detyron përfaqësuesit e mazhorancës si në nivel qendror dhe lokal të marrë leje për aktivitetet publike pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Deri më sot nuk ka asnjë veprimtari të ndaluar nga  KQZ, ndërkohë nuk kanë munguar kallëzime për të cilat do ruhet anonimati deri ditën e shqyrtimit,  1 ndër  6 prej tyre është rasti  i  deputetit te partisë socialiste Bujar Çela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA