​Koeman kërkon tjetër fitore në kampionat, ky mund të jetë formacioni ndaj Garanadas

09/01/2021 15:54

Koeman kërkon tjetër fitore në kampionat, ky mund të jetë formacioni për sonte ndaj Garanadas

Barcelona do të synojë t’i bëjë tri fitore në tre ndeshje në vitin 2021 kur të udhëtojë për në “Los Carmenes” për të luajtur ndaj Granadas në xhiron e 18 të La Ligas.

Pas një fillimi aspak të mirë nën drejtimin e Ronald Koeman, Barcelona duket se po u kthehet rezultateve pozitive dhe një gjë e tille pritet të konfirmohet edhe në ballafaqimin e sotëm, përcjell KosovaPress.

Treshja Griezmann-Messi-Dembele pritet ta udhëheq sulmin e “Blaugranëve”, kurse në mesfushë pritet që nga minuta e parë të startojë Miralem Pjanic së bashku me De Jong dhe Pedri.

Formacionet e mundshme:

Granada: (4-3-3): Silva; Foulquier, Duarte, Sanchez, Neva; Eteki, Gonalons, Herrera; Puertas, Soldado, Suarez

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Dest, Mingueza, Araujo, Alba; Pedri, Pjanic, de Jong; Messi, Griezmann, Dembele

Top Channel