​Acari s’e ndal kampionatin spanjoll, Reali dhe Barça zbresin në fushë

09/01/2021 13:48

La Liga spanjolle rikthehet sot me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 18, përkundër motit shumë të rënduar për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave ekstreme të ulëta.

Dy gjigantët spanjollë Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë kundër Granadas, respektivisht Osasunës.

“Blaugranët” janë mysafirë të Granadas. Pas 17 xhirosh, Barcelona ka nëntë fitore, katër barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar në vendin e katërt me gjithsej 31 pikë.

Kurse, Granada pas 16 ndeshjeve, gjendet në pozitën e shtatë, ku kanë regjistruar shtatë fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar kështu 24 pikë.

Po ashtu për sot është paraparë që të zhvillohet ndeshja Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao, por për shkak të stuhisë me borë, janë bllokuar rrugët dhe aeroportet, duke e pamundësuar udhëtimin e skuadrës së Bilbaos drejt “Wanda Metropolitanos”.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Liga mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

14:00 Sevilla (6) – Real Sociedad (5) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)

18:30 Granada (7) – Barcelona (4) (Stadiumi Nuevo Estadio de Los Carmenes)

21:00 Osasuna (19) – Real Madrid (2) (Stadiumi El Sadar)

Top Channel