Pamjet në video tregojnë një shtëpi të përmbytur nga reshjet e shumta në fshatin Paçram Shkodër.

Shkarkimet nga hidrocentralet dhe reshjet e shumta kanë sjellë përmbytjen e disa banesave në zonën e Nën Shkodrës.

Ndërkohë gjatë natës në Shkodër ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm. Ndërkohë rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë. Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

Top Channel