28/11 13:49
Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA-së.
“Për të gjithë ju që keni pyetur, unë nuk do të jem pjesë e e inaugurimit në 20 Janar”, ka deklaruar Trump.
Zgjedhja e Joe Biden si presidenti i ri i SHBA-së ka sjellë shumë trazira në vend, ku mbështetës të Donald Trump hynë me dhunë në Kongresin Amerikan.
Presidenti në largim nuk ka pranuar për një kohë të gjatë humbjen në zgjedhjet e nëntorit dhe ka depozituar 61 kërkesa në Gjykatat amerikane për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, të cilat u hodhën poshtë për mungesë provash.
Top Channel