Thethi i bllokuar nga dëbora/ Zona turistike pa energji, orteku godet makinën e doktorit dhe infermierit të Kelmendit

08/01/2021 00:38

Thethi është izoluar sërish nga dëbora. Prej disa ditësh, zona turistike është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës ndërsa era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik.

Banorët bëjnë apel për autoritetet që të reagojnë dhe të bëjnë të mundur pastrimin e rrugës. Ata thonë se ky është problem është i përvitshëm dhe situata është e rëndë për shkak se aksi rrugor për në Theth është i pakalueshëm edhe me makina fuoristrada.

“Në hyrje të fshatit është deri në 40-50cm. Hyrja e fshatit, në aksin rrugor që shkon në qafë Thore. Jemi të izoluar në dëborë, s’ka drita, rruga është ë bllokuar”- thotë një banor.

“Të paktën një makineri të na sjellin të hapin rrugën” “Ju lutem të merren masa. Ka 20 vite që nuk merren masa sikur ne nuk ekzistojmë. Kemi nevojë se jemi zonë turistike. Është një diçka që s’di të flasim. Ndoshta ka dhe fukarenjë të bllokuar. Ka që në kohën e Enverit. Vetëm ky aks. Aman po bëjmë thirrje. Na plasi zemra duke bërë thirrje prej 30 vitesh. Aman merrni masa. Edhe naftën do mundohemi vetë. Mund ta hapim vetë. Vetëm na siguroni makinën. E bëjmë vetë aman. Po i bëjmë apel shtetit”- shprehet një tjetër banor.

Ndërkohë doktori Ardjan Kellici dhe infermieri Zek Tataj, të qendrës shëndetësore në Tamarë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, kanë rrezikuar jetën gjatë se enjtes.

Ata po udhëtonin drejt Vermoshit, kur në vendin e quajtur “Gropa e Selcës” janë goditur nga një ortek. Për pasojë, fuoristrada me të cilën ata udhëtonin ka përfunduar disa metër poshtë rrugës dhe mjeku, infermieri e drejtuesi i automjetit Pëllumb Mitaj, kanë marre disa plagë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pasi janë njoftuar, kanë ndërhyrë banorët e zonës duke i nxjerre nga fuoristrada e rrëzuar dhe i kanë dërguar për ne spitalin e Shkodrës. Moti i keq ka përfshirë të gjithë zonën e Kelmendit, me reshje dëborë dhe ere të fortë dhe për pasoje zonat e Vermoshit dhe Lepushës kanë probleme me lëvizjen e automjeteve dhe furnizimin me energji elektrike.

Top Channel