Temperatura rekorde janë shënuar sot në Spanjë. Agjencia e monitorimit të motit AEME ka konfirmuar temperaturat e ulët të cilat thyen rekordin e disa ditëve më parë që ishte arritur në Spanjë.

Temperaturat në Spanjë sot shënohet të jetë 35.8 gradë Celsius.

Kjo ulje drastike e temperaturave është regjistruar në stacionin e monitorimit të motit në Vega de Liordes, që gjendet në 1.874 metra lartësi mbidetare në provincën veriperëndimore të Leon.

Spanja aktualisht po përballet me stuhinë Filomena, ku reshjet e borës së rrëmbyeshme ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve që jetojnë në zona më malore.

Në vendet malore trashësia e borës ka arritur në mbi 70 centimetra, derisa në vendet urbane mbretëron një klimë paksa më e butë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA