Situata në Lezhë, rrezikohet të çahet argjinatura e kanalit të ujërave të larta në Kallmet

08/01/2021 10:26

Nënkryetari i bashkisë Lezhë Ermal Paci thotë se situata në Lezhë për shkak të reshjeve të shumta të shiut është e rënduar.

Në një deklaratë për Top Channel ai thotë se rrezikohet të çahet argjinatura e kanalit të ujrave të larta në fshatin Kallmet të lezhës.

Ndërsa është bllokuar rruga që lidh fshatin Kallmet me autostradën.

“Është e rënduar por s’kemi dëme në njerëz apo materiale. Në fushën e Zadrimës konkretisht në njësin njësi Dajc kemi problme, edhe në Kallmet po ashtu, edhe në argjinaturën përbri kanalit kryesor ku po bëhet ndërhyrja. Po ashtu Autostrada është e bllokuar për shkak të fryrjes së kanalit kryesor por nuk rrezikon jetën e banorëve dhe as dëme materiale”, thotë ai.

Top Channel