Ilustrim

Në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët e mesatar.

Si pasojë e reshjeve ka pasur rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë, të cilat janë eliminuar nga firma kontraktuese dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë. Firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës dhe është në gatishmëri aktualisht.

Qarkullimi në dy akset nuk është ndërprerë. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje.

Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por larg pikës së rrezikut. Niveli i përroit të Zaranikës në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie. Edhe përrenjtë e tjerë dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Strukturat e emergjencave civile në bashkitë e qarkut janë në gatishmëri.

Top Channel