Protestat në Kongresin e SHBA, publikohen fotot e personave të shpallur në kërkim

08/01/2021 11:29

Policia e Washington DC ka publikuar fotografi të anëtarëve të turmës së dhunshme te protestuesve pro Trump të cilet tashme jane shpallur ne kerkim si te kërkuar me akuza federale pasi sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA, ku mbeten katër persona te vrarë gjatë protestave kaotike.

Autoritetet njoftuan se tani po punojnë për të identifikuar dhe arrestuar edhe disa të dyshuar të tjerë të përfshirë në shkeljen masive të Mërkurën pasdite, kur dhjetëra besnikë të Trump hynë në Kapitol ndërsa Kongresi po konfirmonte fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Ne kemi mbledhur imazhe të shumta të personave me interes dhe ne po i kërkojmë komunitetit të na ndihmojë të identifikojmë,” tha Shefi i Policisë DC Robert Contee në një konferencë shtypi të Enjten.

Sipas tij, ‘këto imazhe përshkruajnë individë të përfshirë në akte të ndryshme dhune ose shkatërrimi të pronës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA