Pamjet/ Momenti kur Rama lë vilën e Mitsotakis, ministri i Jashtëm grek “nuk i ndahet”…i shkon tek dera e makinës për të biseduar

08/01/2021 16:40

Top Channel ka siguruar momentet teksa kryeministri Edi Rama del nga vila e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimit me kryeministrin grek, Rama është përcjellë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias. Ky i fundit, ashtu siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se nuk  ka mjaftuar koha e takimit me Ramën dhe në fund ka shkuar tek dera e makinës për të biseduar.

Lidhur me përfundimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama, burimi ekskluziv i Top Channel në Greqi ,tha se kryeministri i vendit tonë, ka qenë tepër i kënaqur prej takimit.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe pala greke tha se “kemi një qasje të re me largpamësi dhe pozitive”.  Të dy palët janë të vendosura të çojnë edhe më para procesin e bashkëpunimit.

Takimi me Mitsotakis, është zhvilluar menjëherë pas bisedës së gjatë gati tre orëshe që Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi me ministrin e Jashtëm Grek Dendias.

Rama mbërriti të premten në Athinë pas një vizite dy ditore në Ankara ku u prit nga Presidentit turk. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar të temave që janë diskutuar në këtë takim, por më herët u fol se do diskutoheshin çështje rajonale që nga ato mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tek një ndërmjetësim i mundshëm për zbutjen e tensionit mes Greqisë dhe Turqisë.

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA