Peshq në rrugë! Bulqiza nën ujë, përmbytje dhe probleme në qarkullim

08/01/2021 11:29

Peshq në buzë të rrugës apo në lulishte dhe mbi bar- këto janë pamje të marra ditën e sotme nga Bulqiza.

Reshjet e dy ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje të shumta.  Mësohet se rruga që ligj Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër është pushtuar nga uji.

Një situatë e tillë ka shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, duke bllokuar akse të shumta rrugore.

Top Channel