Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka raportuar zhvillimet e fundit të situatës në vend pas përmbytjeve prej reshjeve të shumta.
Ai tha se nuk ka familje e banesa të rrezikuara, ndërsa prezenca e ujit është në disa zona bujqësore. Kreu i Emergjencave Civile theksoi se situata është në kontroll dhe se shtabet e emergjencave janë në terren në çdo moment.
“Shtabet në prefektura dhe bashki kanë hartuar planet e masave dhe janë në terren, prezenca në disa zona të tokës bujqësore, nuk ka banesa të rrezikuara, unë po flas tani nga Lezha tani, problematikë është lumi Drin pasi është mbingarkuar por situata është në kontroll të plotë. Me ndërhyrjen e bashkisë u bë rikuperimi i disa vendeve në Kallmet. Kuotat janë optimale nuk paraqesin rrezik, nuk ka familje qe rrezikojnë, forcat janë në gatishmëri të plotë. Edhe në Shkodër, zona e Oblikës është një pjesë nën ujë, kjo vjen edhe nga liqeni i Shkodrës prej prurjeve që vijnë nga Mali i Zi. Gjithsesi kontrolli i lumit Drin është i plotë. Kemi qenë në kontakt me drejtorin e përgjithshëm të OSHEE-së. Është bërë një punë e mirë në pastrimin e kanaleve. Vijon të monitorohet situata në të gjitha qarqet . Edhe Dibra e qarqe të tjera kanë pasur vështirësi”, tha Çako.
Top Channel