Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë një situatë kritike në disa zona në vend.

Në Lezhë dhe Kurbin ka pasur përmbytje ndërsa lumi Drin në disa zona rrezikon të dalë nga shtrati.

970 ha tokë janë nën ujë në Lezhë dhe në Kurbin. Zona më problematike paraqitet ajo e Zadrimës. Deri më tani është evakuar vetëm një familje.

Lezhë

Në të njëjtën kohë edhe prurjet e shumta të lumit Vjosa gjatë natës kanë bërë që në orët e para të mëngjesit të së premtes të dali nga shtrati lumi Vjosa dhe të përmbysë pazarin e kafshëve poshtë urës së Mifolit.

Sipas kreut te Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, niveli i lumit deri kë këto momente është 6.6 m mbi nivelin e detit, dhe prurjet vazhdojnë.

Top Channel