Operacioni antidrogë në zhvillim/ SPAK firmos 24 urdhërarreste, mes tyre 4 policë

08/01/2021 10:39

Prokuroria e Posaçme SPAK, bëjnë me dije burime të Top Channel, ka firmosur 24 urdhër arrestesh, mes tyre 4 policë.

Operacioni anti drogë po zhvillohet në këto momente në Berat dhe po realizohet në bashkëpunim me SHÇBA.

Burime pranë SPAK thonë për gazetaren Anila Hoxha se arrestimet janë kryer për akuzat: Kultivim lëndësh narkotike , grup i strukturuar kriminal.

Hetimet për drogën e mbjellë në Skrapar, janë kryer gjatë verës, ku policia ka dhe përgjime.

Top Channel