Lëndinat dhe lulet e pafundme të Shqipërisë janë me famë pasi arrijnë vërtet të mundësojnë një mjaltë nga më cilësorët në Evropë. Vlerat e tij për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Pjesë e kurave alternative e deri tek barnat mjekësore, mjaltin shpesh e gjejmë të kombinuar me produktet e tjera por jo me ato të prodhuara po nga bletët puntore.
Bëhet fjalë për propolisin, polenin apo qumështin e bletëve. Duke qenë se të katërt këto ushqyes natyralë kanë vlera të jashtëzakonshme për trupin, mendoni sikur t’i përfitoni në një lugë të vetme. Duke biseduar me Erald Nanon, një nga themeluesit e Bio Bletës, kuptuam se kjo përzierje ishte krijuar fillimisht për përdorimin familjar. ‘Në kërkim të një zgjidhjeje për t’i dhënë vajzës të gjithë këta përbërës sa më thjeshtë, u përpoqëm derisa arritëm në këtë formulë që unë e quaj Mix 4 në 1’, – shprehet Eraldi. Më pas ky kombinim i efektshëm u përhap ngadalë mes të afërmish e miqsh, derisa shkoi edhe në duart e konsumatorëve. Në një enë të vetme do të gjeni 1kg, produkt final, gati për perdorim. Më konkretisht: 700gr mjaltë, 300gr polen, 20ml propolis dhe 10gr qumësht blete. Këto janë dhe elementët bazë të kësaj kure perfekte për shëndetin e imunitetit.
Vlerat që do të përfitoni nga përdorimi i kësaj formule
Vepron Si një Antibiotik Natyral
Studimet më të fundit, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanë konfirmuar se mjalti ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme. Antioksidantët tek mjalti forcojnë imunitetin e organizmit dhe mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.
I Duhuri Kundër Allergjive
Përveç mjaltit, edhe poleni i bletës rekomandohet kundër alergjive. Përbërësit e tij, kanë aftësinë të pengojnë aktivizimin e qelizave që nxisin disa prej reagimeve më të ashpra alergjike që ndodhin në organizëm. Ushqyesit që përmban poleni e bëjnë atë një produkt ideal për fëmijët, sepse u jep atyre energji, gjallëri dhe përmirëson rritjen e tyre. Poleni është i rekomandueshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga dobësia, siç janë të moshuarit, femrat shtatzënë dhe pacientët që po rimëkëmben nga ndonjë sëmundje.
Parandalon Krijimin e infeksioneve
Propolisi është substancë rrëshinore të cilën bletët e mbledhin në sythet e bimëve. Ai ndihmon sistemin imunitar në mënyra të shumëllojshme duke fuqizuar qelizat e bardha, Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmunjesh si: sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve apo probleme të fytit.
Në fund forca e ‘Xhelatinës Mbretërore’
Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin. Qumështi i bletës rrit rezistencën ndaj sëmundjeve virale, përmirëson funksionin e mëlcisë dhe të veshkave, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrnave në gjak, hap oreksin te fëmijët etj.
Si ta përdorni Këtë Formulë Për Sistemin Imunitar
Sipas të dhënave nga Bio Bleta, doza e këshillueshme për t’u përdorur nga fëmijët ëshë 1 lugë çaji në ditë, mundësisht e ndarë gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në darkë para gjumit. E ndërsa për të rriturit dy lugë çaji, një në mëngjes esëll dhe një para se të flini. Është e rëndësishme që pasi të konsumoni masën e përzierjes së mjaltit, polenit, propolisit dhe qumështit të bletës të mos konsumoni diçka tjetër, tëpaktën për 10 deri 15 minutat në vijim, duke i dhënë organizmin mundësinë për të përthithur vlerat që ky “Miks 4 në 1” përmban. Kështu ndikimi i formulës nëorganizëm do të jetë 100% efektiv. Produktet e bletës janë totalisht Organike dhe Natyrale dhe nuk kanë asnjë rrezik mbidoze ose efekt anësor. Por dhe mund të kontaktoni direkt me ekpsertët në numrin 067 593 6900./AgroWeb
Top Channel