Ish-presidenti i FIFA-s shtrohet në spital, ja gjendja e tij shëndetësore

08/01/2021 12:07

Ish-presidenti i FIFA-s Josep Blater po kalon momente të vështira.

Gjëndja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe sëfundmi ai është shtruar në një spital në Zvicër, por gjithsesi rrezikun për jetën e ka kaluar. Blater kaloi para disa kohësh koronavirusin.

Ai drejtoi futbollin botëror për 17 vite (1998-2015). Ish-bankieri u shkarkua pas skandalit të pagesës prej 1.6 milionë paund ndaj presidentit të kohës të UEFA-s, Mishel Platini, i cili do të shërbente si konsulent. Edhe ky i fundit dha dorëheqjen pas këtij skandali. Blater është ndaluar nga FIFA që të marrë pjesë në aktivitetet futbollistike për 5 vite.

Top Channel