Trazirat në SHBA/ Gjekmarkaj në Open: Trump flet si autokrat, demokracia nuk dështoi se SHBA ka institucione

07/01/2021 23:26

Në pjesën e tretë në Open në Top Channel po diskutohet për trazirat që pushtuan Capitol Hill-in në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas analistit Agron Gjekmarkaj, ngjarja e djeshme në SHBA do përbëjë një pikë kthese në politikën botërore.

“Jam i zhgënjyer nga ajo çfarë shikova dje në SHBA. Trump përdor një gjuhë autokratike, por ai nuk e rrëzoi demokracinë sepse SHBA ka institucione.
Ngjarja e djeshme ka shënuar një pikë kthese në politikën botërore. Kjo ngjarje do merret si shembull në të ardhmen nga sociologjia politike.

Perëndimi ka krijuar demokracinë si doktrinë politike, por ka krijuar edhe vrasësit e saj. Nuk them se Trump ishte një vrasës i kësaj doktrine, por ai do merret si shembull nga teoria dhe sociologjia politike”- tha Gjekmarkaj në Open.

Top Channel