Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 370.071, prej të cilëve 4.331 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 276.941, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 21.865.323.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 263,5 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,53 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 38.888 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,39 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,87 milionë.
Top Channel