13/01 08:22
Numri i rajoneve që tejkalojnë pragun e alarmit për vendet e zëna nga pacientët ,me COVID-19 në kujdesin intensiv është rritur sërish.
“Në fakt, mesatarja kombëtare është 30 %, por nëntë rajone e tejkalojnë këtë prag me 40 %”, tha Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Shëndetësore Rajonale (Agenas).
Sipas dekretit të Ministrit të Shëndetësisë, pragu i alarmit për vendet e kujdesit intensiv të zëna nga pacientët me COVID është vendosur të jetë 30 %.
Rajonet ku tejkalohet ky prag janë: Emilia Romagna (31%), Friuli Venezia Giulia (35%), Lazio (32%), Lombardia (38%), Piemonte (31%), Provinca Autonome e Bolzanos (35%) ), Provinca Autonome e Trentos (50%), Pulias (33%) dhe Venetos (37%).
Top Channel