Kryeministri Rama do jetë të premte për vizitë zyrtare në Athinë.
Kjo vizitë e paralajmëruar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko turke.
Kryeministri Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi është pritur me një tjetër ceremoni edhe në muzeun ataturk ku ka zhvilluar homazhe. Pa bërë pushim, Rama nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Athinë. Ky udhëtim nga Stambolli në Athinë vjen në një moment kur i gjithë rajoni është përfshirë në një diskutim që ka të bërë me delitimimin e ujërave në detin Mesdhe. Tensioni më i madh është mes Turqisë dhe Greqisë por së fundmi në mes është futur edhe Shqipëria e cila me shembullin e saj po jep një rrugë zgjidhje për këtë tension. Disa javë më parë mes Shqipërisë dhe Greqisë u ra dakord që çështja e detit të zgjidhet me vendim të gjykatës ndërkombëtare të Hagës. Kjo formë do të ishte edhe një pikë referimi për nisjen e diskutimit për zgjidhjen e tensioneve greko turke për detin.
Në Turqi, kryeministri Rama dhe delegacionin që e shoqëronte pas pritjes pompoze realizoi disa marrëveshje që kanë të bëjnë me ndërtimin e një spitali të ri në Fier në kohë rekord, restaurimin e xhamisë së pubmit në Shkodër, bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe teknologjisë. Këto ishin temat e diskutuara zyrtarisht por ndërkohë nuk ka ende publike një agjendë për vizitën në Greqi. Top Channel disa javë më parë lajmëroi për një përpjekje të kryeministrit Rama për të negociuar në nisjen e zgjidhjes së tensioneve greko turke. Nëse kjo do të ndodhë, do ta mësojmë të premte.
Top Channel