Mediat në Itali e vlerësojnë të dobët gjykimin e Irratit në ndeshjen Milan-Juventus, tregojnë tri gabimet e mëdha

07/01/2021 14:51

Mediat italiane besojnë se vendimet e gjyqtarit Massimiliano Irrati, prekën Milanin dhe Juventusin, të cilën e fituan bardhëezinjtë me rezultat 3-1.

Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport, kanë zbuluar tri gabimet e mëdha që i bëri gjyqtari, duke i lënë fajin edhe atij që ishte në dhomën e VAR, Daniele Orsato.

Secili prej tre gazetave sportive italiane pretendon se goli i parë i Milanit duhet të ishte anuluar, pasi kishte një faull të Hakan Calanhoglu ndaj Adrien Rabiot.

Gjyqtari i VAR, Daniele Orsato gjithashtu fajësohet sepse ai nuk i sugjeroi gjyqtarit në fushë të ketë një rishikim të rastit për një faull të mundshëm.

Nga ana tjetër, Rodrigo Bentancur i Juventusit duhet të ishte përjashtuar në pjesën e dytë për një faull ndaj Samu Castillejo.

Reprezentuesi i Uruguait meritoi një karton të dytë të verdhë, por këtë herë VAR nuk mund të ndërhynte pasi mund të përdoret vetëm për karton të kuq të drejtpërdrejtë.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, Milanit duhet t’i jepej një penallti në minutat e fundit të ndeshjes pas një ndërhyrjeje të Adrien Rabiot ndaj Brahim Diaz.

Top Channel