“Dritë të pastë shpirti” U shtyp nga trajleri/ Autoriteti Portual Durrës reagon për vdekjen e 25-vjeçares: Jemi angazhuar maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes…

07/01/2021 22:54

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar për vdekjen e 25-vjeçares Artineda Haskasa, efektiven e sigurisë portuale që u përplas sot për vdekje nga një trajler i tonazhit të rëndë.

Autoriteti Portual Durrës shkruan se çështja po hetohet për të zbardhur sa më parë rrethanat e ngjarjes.

Postimi i APD:

Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht  në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti!  #APD

Top Channel