Tottenham është skuadra e parë finaliste e Carabao Cup, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Brentford dhe tani mbetet në pritje për të mësuar kundërshtarin në finale, që do të dalë nesër nga derbi i Manchesterit, United-City.

Trajneri i Spurs-ave, Jose Mourinho nuk kurseu asnjë prej titullarëve në gjysmëfinalen e sotme, ndërsa sfida u zhbllokua nga mesfushori Sissoko në minutën e 12′, pas një asisti të mbrojtësit spanjoll Reguilon.

Në minutën e 70′ ishte sulmuesi koreano-jugor Hueng Min Son ai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur kalimin për në finale, ndërsa minutat e fundit Brentford i luajti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Dasilvas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA