Skandali i ambulancave në Los Angeles/ “Mos i transportoni të sëmurët rëndë me Covid”

06/01/2021 11:49

Punonjësve të autoambulancave në Los Angeles, Kaliforni, u është thënë që të mos i transportojnë në spital pacientët që kanë më pak gjasa mbijetese thote BBC.

Udhëzimet erdhën pasi zyrtarët e rajonit njoftuan se zona pritet të përballet me një bilanc frikësues prej 1 mijë vdekjesh në ditë, dhe thanë se spitalet tashmë janë të mbingarkuara.

Punonjësve u është thënë të kursejnë bombolat me oksigjen, për shkak të tkurrjes së furnizimeve prej pandemisë dhe kaosit që ajo ka shkaktuar. Nëpër spitalet e Los Angeles-it, thuajse nuk ka më shtretër të lirë. Zyrtarët i druhen shumë një shpërthimi të rasteve pas periudhës festive.

Nju Jorku lëshoi udhëzime të ngjashme për punonjësit e autoambulancave prillin e 2020-ës, kur sëmundja mbërriti pikun në qytet. Spitalet në Kaliforni janë në maksimumin e kapacitetit dhe mjekët kanë nisur t;i vizitojnë pacientët në tenda të ngritura jashtë tyre apo edhe në vendet e parkimit. Shtetet e Bashkuara së fundi thyen rekordin e tyre te shtrimeve me Covid në spital.

Top Channel