Patrick Dragon, një nga efektivët e parë që u përgjigjen ndaj masakrës në shkollën Sandy Hook në 2012-ën në SHBA, ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.
Lajmi i trishtë ka bërë xhiron e mediave amerikane. Dragon, kishte qenë dhe patrullues në kufi e më pas, kishte punuar dhe në Njësinë e Hetimit të zjarreve në Sterling, ndërsa së fundi ishte dispeçer policie në Foster, Rhode Island. Pavarësisht fizikut të tij, efektivi duket se nuk arriti ti mbijetonte Covid 19-ës; sëmundja e goditi shumë keq.
Masakra e Sandy Hook ndodhi 14 dhjetorin e gati përpara një dekade në Newtown të Connecticut. 20-vjeçari Adam Lanza hyri në shkollën fillore e nisi të shtinte mbi këdo që gjente përpara. Ai vrau 26 vetë, ndër të cilët 20 ishin fëmijë të moshave nga 6 deri në 7 vjeç. Përpara kësaj, Lanza kishte qëlluar për vdekje dhe të ëmën. Patrick Dragon ishte një ndër efektivët e parë që hynë në shkollë duke e trembur agresorin që pas kësaj vrau veten, e duke shpëtuar kështu mjaft fëmijë të tjerë.
Top Channel