Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti ka reaguar në emër të presidentit Ilir Meta pas deklaratës së ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, për debatin e projektit Vlorë-Orikum.
Presidenca ka përgënjeshtruar deklaratën e ministres, duke theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje të re e cila duhet rinegociuar.
Ai tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Denaj duhet të rregullojnë defektet dhe të marrin masat për procedurat e projektit, duke mohuar çdo gabim të mundshëm.
Panariti i bën thirrje ministres që të reflektojë dhe të përmbushë detyrimet kushtetuese e të mos vonojë investimet në qarkun e Vlorës.
Ai thekson se në fillim duhet të përmbushen kushtet dhe më pas do e shqyrtojë kërkesën, duke përmendur se nuk mund të bëhet palë me shkelësit e ligjit.
“Shkresat negociohen para se te nënshkruhen. Nëse ministrja nuk e kupton se ku qëndron antikushtetutshmëria presidenti i ka kujtuar nevojën e përmbushjes së detyrimeve që prej muajit shtator. Ajo kishte 3 muaj kohë të reflektonte e të përmbushje ato që kërkoheshin. I bëjmë thirrje të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe të mos vonojë investimet në qarkun e Vlorës. T’i përmbushë dhe presidenti do ta shqyrtojë këtë kërkesë. I kujtojmë ministres se presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje. Sa për precedent duket sikur se keni lexuar për lëshimin e marrëveshjes. Ku presidenti ka dorëzuar marrëveshjen e huasë nga ana e BE-së. Presidenti i Republikës shprehimisht ka kërkuar që lëshimi i plotfuqisë të bëhet. Presidenti i ka kërkuar kryeministrit dhe ministres që të marrë të gjitha masat për të metat proceduriale të praktikës si dhe të shmangë përsëritjen e defekteve në të ardhmen. Ajo do që të kapë presidentin në faj. Është marrëveshje shtesë e marrëveshjes së ratifikuar në vitin 2016. Marrëveshja përcaktonte se marrëveshja e huasë së parë do të ishte të fuqi. Presidenti nuk gabon dhe respekton kushtetutën dhe ligjin. Presidenti ka autorizuar nënshkrimin, e cila as nuk është zgjidhur. I bëjmë thirrje të përmbushin sa më parë detyrimet që i ofron kushtetuta për të mos cenuar kredibilitetin e Shqipërisë në lidhje me partnerët e saj ndërkombëtarë”, tha Panariti.
Projekti Vlorë-Orikum ka krijuar një valë debatesh mes presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres Denaj.
Presidenti një ditë më parë akuzoi se qeveria kishte shkelur ligjin dhe kushtetutën duke negociuar një hua kredie pa marrë më parë lejen nga kreu i shtetit.
Sipas ministres, presidenti Meta është informuar me dy shkresa mbi ndryshimet e kërkuara të marrëveshjes, duke theksuar që nuk bëhet fjalë për një hua të re, por vetëm për një ndryshim objekti, duke theksuar se ai gaboi.
Kujtojmë se marrëveshja për financimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së Lumit të Vlorës u nënshkrua në mars të 2016-ës me një vlerë prej 30 milionë dollarësh dhe parashikonte ndërtimin e rrugës që fillon nga by-pass-i i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo, si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan – Tepelenë.
Pjesa tjetër e financimit do të mbulohej nga buxheti i shtetit për TVSH-në, dhe nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, në vlerën 42 milionë dollarë.
Pjesa e dytë e kësaj rruge do të rehabilitohej me kredinë e Fondit Saudit për Zhvillim.
Deklaratë për shtyp e Drejtorit të Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti:
Përshëndetje dhe mirëmbrëma, Ndoqëm sot prononcimin publik të Ministres së Financave, lidhur me projektet infrastrukturore të Fondit Saudittë Zhvillimit, nëQarkun e Vlorës. Shpresuam te qëndrimi i pritur dhe i duhur i ministres për t’ju kërkuar ndjesë qytetarëve tëQarkut të Vlorës për ndërprerjen e investimeve, që sipas marrëveshjeve të nënshkruara duhet kishin përfunduar një vit më parë. Por, përkundërpritshmërisë, tona dhe të opinionit publik ministrja në prononcimin e saj, zgjodhi tëkëmbëngulte në shkeljet e kryera. Ministra e Financave sot u shpreh se për marrëveshjen me Fondin Saudit të Zhvillimit nuk bëhet fjalë për një detyrim të ri. Kultura e papërgjegjshmërisë deri në shpërdorim të karriges ministrore dhe të pushtetit, dhe kultura e pa ndëshkueshmris për këto shpërdorime, duhet të marrë fund! Ministrja e Financave, në vend që të dilte e t`u kërkonte ndjesë qytetarëve të Qarkut Vlorë, si atyre të Bashkisë Selenicë, dhe të atyre të Bashkisë Vlorë, për ndërprerjen e investimeve, që sipas marrëveshjeve të nënshkruara duhet të kishin përfunduar në dhjetor 2020 dhe për vonesat e shkaktuara nga sjellja e papërgjegjshme, del dhe pranon hapur të gjitha shkeljet që ajo ka kryer. Ministra e Financave sot u shpreh se për marrëveshjen me Fondin Saudit të Zhvillimit nuk bëhet fjalë për një detyrim të ri, nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi të ri financiar. Por si mbas saj për njërialokimparash nga një marrëveshje e mëparshme.
Pyetja që shtrohet për zonjën ministre është: Përse kërkon ta ri nënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse pretendon që bëhet fjalë thjeshtë për një rialokim fondesh?!Si mundet të cilësohet kjo si e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja që është ratifikuar që në vitin 2017, ështëzgjidh me kërkesë të qeverisë shqiptare me anë të një ligji të posaçëm! Dhe ministrja e di që një marrëveshje e zgjidhur me ligj, nuk ka më fuqi juridike! Zonja ministre ligji kërkon në mënyrëeksplicite, që të negocioni, sigloni, miratoni në parim, dhe vetëm më pas të nënshkruash një marrëveshje të re, këtë e kërkon ligji. Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim! Po pyetja që shtrohet për ministren është : Në cilin nen të Kushtetutës, ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjit për huamarrjen shtetërore e mbështet këtë qëndrim?! Ndërkohë, që kryeministri dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit shprehen se është negociuar! Kryeministri dhe drejtori i fondit sigurisht që duhet të dinë mire, që marrëveshjet negociohen përpara se tënënshkruhen. Gjë që nuk rezulton në shkresat e Ministres së Financave që i kapërcen i kapërcen këto parashikimet e ligjit, për qëllime tashmë të njohura. Nëse ministrja e financave nuk arrin ta kuptojë se ku qëndron anti-kushtetutshmëria e veprimeve të saj, Presidenti i Republikës, në mënyrë të përsëritur, me shkresat që e ka dërguar. I ka rikujtuar nevojën e përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që prej muajit shtator. Ministrja kishte jo pak, por 3 muaj kohë të reflektonte dhe të përmbushte mangësitë e konstatuara, por megjithatëzgjodhi të vazhdojë në shkelje.
Megjithatë asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje edhe një herë të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe të mos krijojë më asnjë vonesë për investimet e domosdoshme nëqarkut e Vlorë! Të paraqesë te Presidenti kërkesën dhe dokumentacionin siç e kërkon Kushtetuta dhe Ligji, dhe Presidenti si gjithmonë, nëse dokumentacioni do të jetë i rregullt, brenda ditës pa asnjë hezitim do ta shqyrtojë këtë kërkesë. Ashtu si kundër, i kujtojmë dhe një herë ministres se Presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje e tyre. Zonja ministre nxitoni të ndreq sa më parëtë metat e procesit, përpara se ti përmend Presidentit siçbët dhe sot precedentët! Sa për precedent qartazi duket se nuk keni lexuar Autorizimin e Presidentit të Republikës, nr. 3272, datë 28.09.2020, “Për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje”, me të cilin Presidenti i Republikës ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makro financiare për Shqipërinë??? Sepse po ta kishit lexuar, nuk do ta përmendmit këtë në prononcimin tuaj. Ne gjithsesi këtë do ti ua shpërndajmë, juve, mediave!
Presidenti i Republikës, shprehimisht në autorizim ka kërkuar që: Lëshimi i plotfuqisë të realizohet njëkohësisht me plotësimin e mangësive proceduriale, të evidentuara në shtojcën bashkëlidhur këtij Autorizimi dhe pjesë përbërëse e tij.Pra zonja Ministre, para nënshkrimit, kishit shumëdetyra për të përmbushur! Me sa duket, as nuk e ke lexuar ato! Presidenti, në momentin e lëshimit të Autorizimi për nënshkrim, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin, por gjithashtu dhe kontekstin për të cilën po jepej kjo ndihmë për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, po shprehimisht ka kërkuar nga Kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme që sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore,
të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave procedurale të praktikës, të marrë masat përkatëse ndaj personave përgjegjës sipas ligjit për këto të meta, si dhe të shmangë përsëritjen e defekteve të kësaj natyre në të ardhmen. Ministrja i referohet si precedent ligjit nr.47 të vitit të kaluar, kinse për ta kapur Presidentin “në faj”. Po, ministrja përpara se të nxitohej në deklaratat të pa sakta, duhet të njoftohet se: Ligji nr. 47/2020, ka ratifikuar marrëveshjen për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik dhe financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës. Presidenti, me Autorizimin nr. 1016, datë 28.2.2020, ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që e theksojë “është marrëveshje shtesë e marrëveshjes që ishte ratifikuar me ligjin nr. 50/2016”. I kujtojmë zonjës ministre se, vetë marrëveshja, parashikonte shprehimisht në Seksionin 4.01 të saj, se: Marrëveshja e Huas së Parë do të vijojë të jetë e vlefshme dhe në fuqi. Dispozitat e Marrëveshjes së Huas së Parë rregullojnë Huanë Shtesë, sikur dispozitat në fjalë të ishin përcaktuar shprehimisht në këtë Marrëveshje. Pra, zonja ministre, Presidenti nuk gabon se lexon drejt dhe saktëdhe respekton Kushtetutën dhe Ligjin. Edhe për shembullin e dytë që Ju iu referuat sot në prononcimin Tuaj për shtyp. Presidenti ka autorizuar nënshkrimin e një marrëveshjeje shtesë të marrëveshjes në fuqi, e cila as nuk është zgjidhur, as nuk ka ndryshuar termat e negociuara, të miratuara dhe hyrë në fuqi që në vitin 2016, me ligjin nr. 50/2016. Zonja Ministre ju kujtojmë se në nenin 116 të Kushtetutës, që marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, i cilëson si akte të legjislacionit të brendshëm, të cilët për nga hierarkia e akteve, vijnë menjëherë pas Kushtetutës. Por mbi të gjitha duhet të theksoj se Presidenti, se përmes kësaj shtese, synohej objektivi i lidhjes së shumë fshatrave të lumit të Vlorës me bregdetin. Dhe posaçërisht ndërtimi i rrugës Gusmar-Kuç, për të mundur lidhjen sa më të shpejtë të zonës së Tepelenës me zonat e bregut. Në përfundim të këtij komunikimi me Ju: I bëjmë thirrje dhe një herë ministres së Financave dhe Kryeministrit, të përmbushin sa më parë detyrimet që u ngarkon Kushtetuta dhe Ligji, pa zvarritur asnjë ditë proceset e investimeve me financim të huaj. I kërkojmë të veprojë sa më parë për plotësimin e kërkesave të ligjit për të mos cenuarkredibilitetin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me Partnerët e saj ndërkombëtar.
Top Channel